Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Kush ishte shënjestra e atentatit në Lushnje, zbulohen detaje
Kronikë E Martë, 25 Nëntor 2025 12:44 Atentati me armë zjarri në Lushnje kishte objektiv 45-vjeçarin J. Sulo. Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se nga një automjet në lëvizje e sipër është qëlluar me armë zjarri në drejtim të 45-vjeçarit, i cili mbeti i plagosur në këmbë. Pak minuta më vonë, automjeti që dyshohet se u përket autorëve është gjetur i djegur në fshatin Lifaj. Brenda në makinë është gjetur edhe një pistoletë. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. J. Sulo njihet si një nga kundërshtarët e Aldo Bares, pjesëtar i...