Noka përplaset me deputetin socialist: Kur digjej Delvina ti bëje poezi për partinë!

Noka përplaset me deputetin socialist: Kur digjej Delvina ti bëje poezi për partinë!

Deputeti i PD Flamur Noka dhe ai i PS, Ardit Bido janë përfshirë në një debat gjatë mbledhjes së komisionit për çështjet e Brendshme. Noka e nisi fjalën e tij duke hedhur akuza mbi mazhorancën në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2026 për agjencinë Kombëtare të Emergjencave Civile. Për Bidon ai tha se ‘teksa Delvina digjej, deputeti bëni poezi për qeverinë dhe postonte foto të zjarrfikësve duke shuar flakët me thupra’. Pjesë nga debati: Noka: Si shpjegohet që urat që ndërtohen në pushtetin tuaj, pa bërë dy vite, prapë duhen bërë se i merr lumi? Pse në 12 vite pushtet, një argjinaturë e PD nuk u ça dhe nuk u rrëzua? As edhe një urë nuk u rrëzua. Pse? Sepse kemi një qeveri që s’ka qytetarin në...