Balliu: Dy ditë shi, përmbytemi. Në verë, marrim flakë. Nuk ka faj moti, por korrupsioni i qeverisë

Balliu: Dy ditë shi, përmbytemi. Në verë, marrim flakë. Nuk ka faj moti, por korrupsioni i qeverisë

Zv/kryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, z. Balliu, ka publikuar sot videon që tregon qartë situatën alarmante në vend: përmbytje sapo bie shi dhe flakë sapo vjen vapa. Me ironi Balliu pyet: “Në çfarë temperature punon mirë kjo qeveri?” Ai theksoi se përgjegjësia nuk bie mbi heronjtë që rrezikojnë jetën në terren, por mbi qeverinë që me aferat korruptive bllokon kanalet, shkatërron infrastrukturën dhe e lë vendin të pambrojtur përballë çdo fatkeqësie natyrore. Sipas Balliut, mjetet e emergjencave civile janë 40–50 vite më të vjetra se ato të Kosovës dhe Maqedonisë. “Sikur të investonim më shumë te emergjencat dhe më pak te aferat korruptive të Ballukut, sot s’do ishim në këtë katastrofë.” Ai kujtoi se rrugët e ndërtuara në kohën e Partisë Demokratike nuk...