Elton Qyno – Syri.net
Tre persona i kanë ngritur pritë Julian Sula në Lushnjë, teksa ai po ecte me makinën e tij, jo të blinduar.
“Juli i Pashakos”, sapo kishte dalë nga banesa e tij dhe ka hipur në automjeti duke ecur në rrugët e qytetit të Lushnjës.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se ai ka qënë i vetëm në makinë, ndërsa papritur 3 persona që ndodheshin në rrugë në këmbë kanë qëlluar me automatik, në drejtim të tij.
Drejt mjetit janë lëshuar rreth 7 plumba por sipas policisë asnjëri prej tyre besohet se nuk e ka prekur Julian Sula.
“…një plagë që ka në pjesën e këmbës Julian Sula, ndodhet mbi gishtat e këmbës dhe më tepër besohet se e ka dëmtuar kur është larguar me vrap se sa nga plumbat. Megjithatë qartazi këtë pjesë do e caktojë eksperti mjeko-ligjor…”- tha një burim pranë policisë së Lushnjës.
Aktualisht hetimet janë përqendruar në mbledhjen e të gjitha provave, ndërsa në vendin ku është djegur makina është gjetur arma e krimit një automatik kallashnikov.
Ende nuk dihet identiteti i tre personave të cilët pas goditjes me armë kanë hipur në një automjet dhe larguar në drejtim të fshatrave të Lushnjës, duke e djegur makinën.
Ky atentat kriminal lidhet me larjen e hesapeve mes grupeve kriminale në vend.
Ndërkohë sulmi vjen në një kohë kur ende nuk është shuar jehona e atentatit mafioz e vrasjen para derës së aeroportit të Rinasit, të Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit, ngjarje e cila ende nuk është zbardhur.
