Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Plani amerikan dhe ai evropian për paqen në Ukrainë: Dallimet thelbësore
Bota E Martë, 25 Nëntor 2025 11:10 Një plan paqeje me 28 pika nga administrata Trump për përfundimin e luftës në Ukrainë është kritikuar si tepër i favorshëm për Rusinë. Ndërkohë, një kundërpropozim evropian është më në përputhje me dëshirat e Ukrainës, raporton CNN. Mes dy planeve ka disa dallime thelbësore. Në aspektin territorial, plani amerikan parasheh që Luhansku, Donetsku dhe Krimea e pushtuar të njihen de facto si territore ruse, përfshirë edhe nga SHBA. Ai gjithashtu propozon ngrirjen e statusit të Khersonit dhe Zaporizhzhia-s përgjatë vijës së kontaktit. Krejt ndryshe, drafti evropian, sipas Reuters, kërkon që Ukraina të zotohet të mos i rimarrë territoret e pushtuara me forcë ushtarake, ndërsa negociatat për shkëmbime territoriale do të fillonin nga Vija e Kontaktit. Sa i përket...