“Nuk ka faj moti, por korrupsioni”, Balliu: Në verë marrim flakë, në dimër me dy ditë shi përmbytemi

“Nuk ka faj moti, por korrupsioni”, Balliu: Në verë marrim flakë, në dimër me dy ditë shi përmbytemi

Zv/kryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme, Klevis Balliu, ka publikuar sot njw  videon që tregon situatën alarmante në vend: përmbytje sapo bie shi dhe flakë sapo vjen vapa. Me ironi Balliu pyet: “Në çfarë temperature punon mirë kjo qeveri?” Ai theksoi se përgjegjësia nuk bie mbi heronjtë që rrezikojnë jetën në terren, por mbi qeverinë që me aferat korruptive bllokon kanalet, shkatërron infrastrukturën dhe e lë vendin të pambrojtur përballë çdo fatkeqësie natyrore. Sipas Balliut, mjetet e emergjencave civile janë 40–50 vite më të vjetra se ato të Kosovës dhe Maqedonisë. “Sikur të investonim më shumë te emergjencat dhe më pak te aferat korruptive të Ballukut, sot s’do ishim në këtë katastrofë.” Ai kujtoi se rrugët e ndërtuara në kohën e Partisë Demokratike nuk...