Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Moti i keq, pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit/ Shtyhet për nesër udhëtimi i tragetit të linjës Vlorë-Brindisi
Autoriteti Portual i Vlorës njofton se për shkak të përkeqësimit të motit që pritet të ndodhë në ditët në vijim, është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda Gjirit të Vlorës në det të hapur deri ditën e nesërme ora 6:00. Ndërkohë nga ana tjetër sipas burimeve bëhet me dije se trageti i linjës Vlorë-Brindsi ka mbërritur në port, por nisja do të shtyhet për nesër në orën 13:00 sërish për shkak të kushteve atmosferike. Njoftimi i plotë Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 25-26.11.2025 duke filluar nga ora 10:00 datë 25.11.2025 në drejtimin JUG-JUGLINDJE në forcën deri 5-6bft me shpejtësi ere...