Atentat në Lushnje/ Gjendet i djegur një mjet pa targa, policia ‘blindon’ qytetin në kërkim të autorëve

Atentat në Lushnje/ Gjendet i djegur një mjet pa targa, policia ‘blindon’ qytetin në kërkim të autorëve

Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Lushnje. Korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi bën me dije se është qëlluar drejt një automjeti, në afërsi të kryqëzimit të spitalit të këtij qyteti. Deri tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa nuk dihet ende ndaj kujt është qëlluar. Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes. Sakaq, informacione paraprake sinjalizojnë se në fshatin Lifaj është gjetur një mjet pa targa i djegur, çka ngre dyshime për atentat. Top Channel