Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Përfshihet nga flakët banesa në Fier, lëndohet foshnja 2-muajshe
FOTO ILUSTRUESE FIER-Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “15 Tetori” të Fierit. Si pasojë e flakëve raportohet se është një foshnjë 2-muajshe. Ngjarja dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, e cila përfshiu me shpejtësi ambientet e shtëpisë së familjes. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. L., dhe për pasojë është dëmtuar një fëmijë 2 muajsh, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.