Për 3 vite me radhë… italiani u shtir si nëna e tij që ti merrte pensionin, trupin e të ndjerës e mbante në banesë

Për 3 vite me radhë… italiani u shtir si nëna e tij që ti merrte pensionin, trupin e të ndjerës e mbante në banesë

nena dhe djali ITALI- Autoritetet në Itali kanë arrestuar një burrë 56-vjeçar, i cili u shfaq i veshur si nëna e tij për të vazhduar të merrte pensionin e saj. Mashtrimi i 56-vjeçarit të papunë zbuloi se nëna e tij kishte vdekur prej tre vitesh dhe se ai e mbante trupin e saj në shtëpinë ku jetonin. Graziella Dall’Olio kishte dhënë shpirt tre vjet më parë, në moshën 82-vjeçare, me të birin, siç shkruan Corriere della Sera, nga njëra anë duke mos e deklaruar zyrtarisht vdekjen e saj dhe nga ana tjetër duke e mbështjellë trupin e saj me një çarçaf dhe duke e fshehur në shtëpinë e tyre. Mashtrimi u zbulua kur 56-vjeçari u paraqit në një zyrë qeveritare për të rinovuar identitetin e...