Kundërshtoi me dhunë policin, arrestohet një person në Vlorë, sekuestrohet kanabisi

Kundërshtoi me dhunë policin, arrestohet një person në Vlorë, sekuestrohet kanabisi

Kundërshtoi me dhunë punonjësin e Policisë gjatë detyrës, procedohet penalisht drejtuesi i mjetit. Gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis dhe një mjet prerës (thikë). Pas konstatimit të një shkeljeje të Kodit Rrugor nga një drejtues mjeti, në vendin e quajtur “Rrethi i Çolës”, punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor e ka njohur drejtuesin, shtetasin L. Sh., me shkeljen e kryer nga ana e tij. Punonjësi i Policisë është hasur fillimisht me kundërshtim me fjalë dhe më pas me kundërshtim me veprime të dhunshme nga shtetas L. Sh. Në këto kushte, është bërë menjëherë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Në përfundim të veprimeve proceduriale, nga Oficeri i Policisë Gjyqësore...