Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
FMN akuzon Bankën e Shqipërisë: Po rrezikon stabilitetin financiar për të nxitur kreditë e infrastrukturës
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka kritikuar vendimin e Bankës së Shqipërisë për lehtësimin e kredive që do të jepen për financimin e projekteve strategjike në infrastrukturë. Në deklaratën përmbyllëse të misionit të FMN në Shqipëri, thuhet se lehtësimet e fundit në nivelet e rrezikut në kuadër të mjaftueshmërisë së kapitalit dhe ekspozimeve të mëdha të bankave për kreditë që mbështesin infrastrukturën strategjike të transportit nuk janë plotësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe duhet të rishqyrtohen, pasi rregullimet prudenciale duhet të bazohen në rrezik dhe të mos përdoren për të nxitur huadhënien në sektorë specifikë. Në muajin korrik të këtij viti, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi disa ndryshime rregullatore, që lehtësojnë dhënien e kredive nga bankat tregtare për projektet strategjike në...