Një zjarr i rënë në një banesë në lagjen “15 Tetori” të Fierit ka lënë të dëmtuar një foshnjë 2-muajshe. Ngjarja dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, e cila përfshiu me shpejtësi ambientet e shtëpisë së familjes.
Foshnja është transportuar menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor. Mjekët bëjnë me dije se gjendja e tij është e stabilizuar dhe se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet po hetojnë shkaqet e plota të incidentit dhe po punojnë për të përcaktuar nëse zjarri lidhet me defekt në rrjetin elektrik të banesës.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. L., dhe për pasojë është dëmtuar një fëmijë 2 muajsh, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
