Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Auditimi ngre pikëpyetje për transparencën e financave të partive politike
Çështja e financave vijon të jetë “thembra e Akilit” për partitë politike. Më 11 nëntor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shqyrtoi rezultatin e auditimit të raporteve financiare të partive politike për vitin 2024 dhe vendosi 91 sanksione administrative me vlerë 50 mijë lekë për secilën. Komisioneri Ilirjan Celibashi në vendimin e marrë sqaroi se i ka gjetur këto subjekte politike në shkelje të nenit 23/4, pika 1: “shkelja e dispozitave për financimin e partive politike nga ana e personit përgjegjës për financat në partinë politike apo e personit përgjegjës sipas statutit të saj dënohet me gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë” Me gjithë shkeljet e konstatuara, për ekspertët e partive politike, auditimi i partive politike është i mangët, pasi sipas tyre jo çdo...