Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

Një operacion i gjatë i koduar “OROSHI” përfundoi me arrestimin e dy personave, Hamza (Erzen) Uka, 35 vjeç, dhe Julian Cumraku, 34 vjeç, të cilët ishin ngujuar për rreth 12 orë në një banesë të braktisur në fshatin Orosh. Këta persona, që mendohet se ishin fshehur aty prej dy muajsh, iu dorëzuan Forcave Speciale RENEA pas negociatave intensive, duke përfshirë edhe thirrjet e familjarëve. Ngjarja filloi rreth orës 09:00 të datës 24 nëntor 2025, kur Policia e Pukës konstatoi një person që u fut me shpejtësi në banesë pas thirrjeve të Policisë. Situata u përshkallëzua kur, pas mbërritjes së RENEAS, nga brenda banesës u qëllua me armë zjarri drejt forcave speciale. Arsenali i rrezikshëm i sekuestruar: Gjatë kontrollit të banesës u zbulua një arsenal i...