Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Raporti i OKB-së: Një grua vritet nga partneri ose i afërmi i saj çdo 10 minuta
Pesëdhjetë mijë gra dhe vajza u vranë nga të afërmit e tyre në vitin 2024, me fjalë të tjera, një grua humbi jetën çdo dhjetë minuta, tregojnë shifrat e publikuara nga OKB-ja sot, duke denoncuar mungesën e “progresit të vërtetë” në luftën kundër femicidit. Vitin e kaluar, 83,000 gra dhe vajza u bënë viktima të vrasjeve të qëllimshme në të gjithë botën. Nga këto, 60% u vranë nga partneri i tyre ose një anëtar i familjes, thotë një raport i përpiluar nga UN Women dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Kontrollin e Drogave dhe Parandalimin e Krimit, i publikuar në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Rreth 50,000 gra dhe vajza u vranë ose nga partneri i tyre ose nga një i...