Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Gjykatësi federal heq akuzat ndaj Comey dhe Letitia James, Pentagoni nis hetim ndaj senatorit Mark Kelly
Një gjykatës federal ka hedhur poshtë akuzat penale kundër ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, dhe prokurores së përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, pasi vendosi se Lindsey Halligan, e emëruar si prokurore nga Shtëpia e Bardhë, ishte caktuar në mënyrë të paligjshme. Ndërkohë, Pentagoni ka konfirmuar se po heton senatorin e Arizonës, Mark Kelly, për shkelje të mundshme të ligjit ushtarak pas pjesëmarrjes së tij në një video që u bënte thirrje ushtarëve të refuzonin urdhra të paligjshëm. Pentagoni nisi procedurat pas publikimit të videos ku Kelly dhe disa ligjvënës të tjerë drejtoheshin trupave amerikane. Politikanë nga të dyja partitë, përfshirë demokratë dhe ish-kongresmenin republikan Ron Paul, dolën publikisht në mbështetje të Kelly-t. Senatori Reuben Gallego reagoi ashpër ndaj Sekretarit të Mbrojtjes, duke e kritikuar...