Një tender publik dyshohet se i ka kushtuar buxhetit të shtetit një dëm prej 12 milionë eurosh, pasi oferta më e ulët ekonomike është skualifikuar bazuar në një kriter specifik që lidhet me ndërtimin e një ure.
Sipas të dhënave të bazuara në dosjen e SPAK-ut, në garë morën pjesë pesë kompani. Një bashkim operatorësh i përbërë nga “Konkord Engineering”, “Alb Building” dhe “Alp Star” paraqiti një ofertë prej 15.8 miliardë lekësh. Ndërkohë, kompania fituese, “Interkapia SL”, u shpall me një ofertë prej 17.036 miliardë lekësh.
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ tha se rsyeja e skualifikimit të ofertës më të ulët ishte mungesa e eksperiencës së mëparshme në ndërtimin e një ure me gjatësi 120 metra. Ky kriter konsiderohet thelbësor dhe diskriminues, pasi ka shërbyer si mjet për të nxjerrë jashtë gare konkurrentin kryesor.
Diferenca financiare mes dy ofertave është rreth 1.2 miliardë lekë, ose afërsisht 12 milionë euro, një kosto shtesë që do të mbulohet nga taksapaguesit.
Ekspertja ju referua Ligjit 162/2020 për Prokurimin Publik, veçanërisht nenit 127, i cili përcakton se kur ndryshimet në një kontratë konsiderohen thelbësore. Sipas Shehajt, nëse një kusht i vendosur në tender ka çuar në skualifikimin e operatorëve që normalisht do të ishin kualifikuar, procedura duhet të rishpallet.
Në këtë rast, kriteri për urën pretendohet të jetë një kusht i tillë thelbësor që ka deformuar konkurrencën.
Projekti në fjalë përfshinte ndërtimin e dy urave, ku njëra prej tyre, ajo në dalje, konsiderohej si më e rëndësishmja dhe me kosto më të lartë, e vlerësuar mbi 20 milionë euro.
Deklarata e plotë në ‘Kafe Shqeto’:
“E 98-ës, i cili e përcakton qartë që mbasi ti do bësh projektin që e kanë bërë këta, ky 7 milionë euro e gjysëm na kushtoi, ka një strukturë dhe institucion që bëhet oponenca teknike për të parë qëndron ky projekti apo nuk qëndron ky projekti? E mban toka këtë projektin apo s’e mban toka këtë projektin? Dhe ka dhe një ligj tjetër,162-shi i vitit 2020, që është për prokurimin publik.
Ai ligji e përcakton shumë qartë në nenin 127, kur bëhen ndryshimet e kontratave. Dhe nëseështë specifika e ligjit dhe thotë, nëse ndryshimet në kontratë janë ndryshime thelbësore, të cilat kanë përbërë kushte të atilla që janë skualifikuar operatorë të tjerë ekonomikë, atëherë këto ndryshime nuk mund të bëhen shtesim, por duhet rihapur një procedurë e re tenderuese.
Tani do të të jap dhe një detaj tjetër, dhe këtë e kam marrë nga dosja e SPAK-ut. SPAK-u thotë, përveç se specifikon të gjithë procedurën, përveç se rendit se kush ka marrë pjesë në tender. Te një nga faqet e vendimit thotë, kanë marrë pjesë në tender, pesë kompani. Dhe thotë, bashkimi Konkord Engineering, Alb Building, Alp Star me ofertë ekonomike 15 miliardë e 800.
Ndërkohë, ka marrë pjesë dhe numri katër që është Interkapia SL, është ka fituar dhe thotë 17.036 miliardë, pa TVSH këto. Tani, diferenca mes këtyre të dyve që të kuptojmë që ne jo s’kemi fituar, ai 5 milionë euroshi që thotë Fatosi nuk është real.
Dhe vetëm kjo diferenca, sepse Alp Stari, aty Alb Building me Konkordin, e di ti për çfarë janë skualifikuar? Se nuk kishin eksperiencën, sipas dosjes së SPAK-ut. Unë do ja çoj Fatosit vendimin po s’e ka.
Vetëm sepse nuk kishte eksperiencën për të ndërtuar urën 120 metra. Të kam çuar dhe preventivin, preventivi i cili është te DST-të, të hedhura në APP, mbi të cilën kanë plotësuar ofertën dhe ka dy ura. Dhe kjo ura në dalje ishte kjo ura e rëndësishme. Kjo ura që kushtojnë ato zerat që thua ti që janë 20 mijë kamiona që duhet të bënin varavingo. Dhe ajo ura e ka koston mbi 20 milionë euro Fatos. Dhe këtë e thonë inxhinierët, nuk e themi ne.
Vetëm diferenca midis ASL-së dhe Intekarit dhe ofertës tjetër të skualifikuar vetëm se s’kishte eksperiencën e urës, është 1.2 miliardë lekë, që do të thotë 12 milionë euro.
12 milionë euro, do e kishim patur ofertën më të ulët ne po të mos ishte ai kriteri i asaj urës, dhe që ne do ishim shumë të lumtur, por ta thashë dhe njëherë edhe nëse e mirëkuptojmë, edhe pse nuk duhet të jetë kështu se ka oponent, duhet të ishin në burg dhe ata që kanë bërë oponencën dhe ata që kanë bërë projektin. Mos flasim dhe ata të KPP-së që këtej bënin kriteret e tenderit.
