Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Kush është Dorian Puka, ‘skifteri’ që sfidon autoritetet britanike, The Telegraph: Tregon në TikTok 6 ora Rolex dhe një Lamborghini
dorian puka BRITANI E MADHE- “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull shqiptarit Dorian Puka, që sipas kësaj mediaje bën “karshillëk me ora të shtrenjta e mjeti luksi, ndërsa kundërshton dëbimin në Shqipëri”. Pjesë nga shkrimi: Dorian Puka, 29 vjeç, është burgosur dhe deportuar dy herë për vjedhje, përpara se të kthehej fshehurazi në Britani, ku e ka kaluar vitin duke tallur Ministrinë e Brendshme me video të stilit të tij luksoz të jetesës në TikTok. Ministria e Brendshme ka pranuar se është e pafuqishme ta largojë përsëri Pukën derisa kërkesa e tij për azil të jetë dëgjuar plotësisht, por ka paralajmëruar se kriminelët e huaj nuk duhet të kenë “asnjë dyshim” për zbatimin e ligjit. Në videot e tij të fundit, shqiptari ka filmuar veten duke drejtuar...