Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Reshje shiu dhe dëborë në zonat malore, ja si parashikohet moti këtë të martë
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të denduar si dhe alternime kthjellimesh të herëpashershme. Prezencë e reshjeve të shiut që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët. Gjatë ditës hera-herës në zonën e veriperëndimit e jugperëndimit reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në orët e mesditës dhe pasdites në jugperëndim në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe në veriperëndim, Velipojë, Shkodër, Lezhë reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonën e Alpeve dhe në lartësinë mbi 1500 metra reshje bore me intensitet të ulët. Shikimi i reduktuar nga prezenca e reshjeve të shiut....