Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Zelensky reagon pas përfundimit të negociatave në Gjenevë: Çështjet e ndjeshme do i diskutoj me presidentin Trump, dokumenti final…
Volodymyr Zelensky u shfaq optimist pas raundit të ri të konsultimeve të mbajtura në Gjenevë që synonin arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në një mesazh menjëherë pas kthimit të delegacionit ukrainas, presidenti i vendit vuri në dukje se procesi ka përparuar, por ka ende çështje që kërkojnë zgjidhje përpara se të formohet teksti përfundimtar i planit. Zelensky theksoi se pikat më kritike të marrëveshjes në zhvillim e sipër do të shqyrtohen në një bisedë të drejtpërdrejtë me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, duke nënvizuar se vendimet përfundimtare do të merren në nivelin më të lartë politik. Bisedimet në Gjenevë kishin për qëllim të kapërcenin dallimet midis planit amerikan dhe qëndrimeve të Kievit, me palën ukrainase që kërkonte garanci për...