Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka bërë një reagim të shkurtër pas mbajtjes së protesës, në atë që PD e cilëson si ‘Pallati i krimit’, term së cilës i referohet godinës së qeverisë dhe udhëheqjes së saj.
Përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se shqiptarët tregojnë se e përbuzin korrupsionin, ndërsa sistemi që ngre Rama, është ai i vjedhjes së zgjedhjeve, si e vetmja mënyrë për të vjedhur Shqipërinë.
‘Shqiptarët e përbuzin korrupsionin! Edi Rama e kthen në sistem: vjedhim zgjedhjet që të vjedhim Shqipërinë!’, shkruan Bardhi në Facebook.
Ndërkohë këtë të hënë, 24 nëntor, Partia Demokratike zhvilloi foltoren e radhës para kryeministrisë, në shenjë proteste ndaj dhunimit të fjalës së opozitës në parlament si dhe aferave të rënda korruptive që kanë përfshirë qeverinë e Edi Ramës.
Protestës iu bashkua edhe lideri i opozitës Sali Berisha, i porsa-kthyer nga Brazili ku u zgjodh zv.president i CDI-së, organizatës më të madhe në botë të partive të qendrës së djathtë.
