Vetëdorëzohen pas 12 orësh rrethim në banesë në Orosh Cumraku dhe Uka/ Njëri prej tyre ka plagë në këmbë

Vetëdorëzohen pas 12 orësh rrethim në banesë në Orosh Cumraku dhe Uka/ Njëri prej tyre ka plagë në këmbë

Zbulohen detaje të reja lidhur me vetëdorëzimin pas më shumë se 12 orësh rrethin nga RENEA,të dy personave të shumëkërkuar. Mësohet se Arben Uka dyshohet se ka një plagë në këmbë. Ende nuk dihen rrethanat e plagosjes, pasi nga policia bëhet me dije se nuk është qëlluar me armë zjarri. Julian Cumraku dhe Agron (Hamza) Uka u fshehen në një banesë të braktisur në Orosh të Fushë-Arrëzit dhe u vetëdorëzuan pas më shumë se 12 orësh të rrethuar nga RENEA. Gjithashtu, forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle në banesën ku fshiheshin dy personat.