Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

Guardia Civil dhe Policia Lokale e Hostalric kanë shkatërruar një plantacion kanabisi në Mas Ciurana, një shtëpi e vjetër e lidhur më parë me Renfe, shkruajnë mediat spanjolle. Bëhet fjalë për një parcelë prej 7706 metra katrorë që përfshin një ndërtesë kryesore dhe dy struktura të tjera të braktisura. Brenda ndërtesës kryesore janë gjetur 408 bimë kanabis, pavarësisht gjendjes së mjerueshme të objektit, që përbënte një rrezik të madh për t’u futur dhe ofronte mundësi të shumta për arratisje për personat përgjegjës, pasi ndodhej e rrethuar nga pyje. Megjithatë, në vendngjarje u gjet një burrë 31-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua për një vepër penale kundër shëndetit publik. Operacioni policor u zhvillua më 18 nëntor si pjesë e operacionit “Greentrail”, i fokusuar në hetimin e...