Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Hodhën bojë jeshile në lumin e Venecias, Greta Thunberg dhe dhjetëra aktivistë të tjerë gjobiten dhe ndalohen të futen në Itali për 48 orë
Greta Thunberg dhe 35 aktivistë të tjerë të “Extinction Rebellion” janë ndaluar të hyjnë në Itali për 48 orë dhe janë gjobitur me 150 euro për lyerjen e lumenjve, kanaleve dhe shatërvanëve me ngjyrë të gjelbër në dhjetë qytete italiane, përfshirë Venecian. Aktivistët gjithashtu lyen me ngjyrë të gjelbër Kanalin e Madh në Venecia, duke pretenduar se përdorën bojë që nuk dëmton mjedisin. Protesta “Ndalo Ekocid” u zhvillua si pjesë e samitit COP30 në Brazil. Në Venecia, ku ishte e pranishme edhe Greta Thunberg, aktivistët marshuan gjithashtu midis turistëve në Urën Rialto. Luca Zaia, guvernatori i rajonit të Venetos, e kritikoi veprimin si “një akt mosrespektimi për qytetin dhe historinë tonë”. “Është një gjest që mund të ketë pasoja për mjedisin”, shtoi ai. ¡Tiñen los...