‘Shi binte edhe në fushat e Gjakovës, por s’vura re asnjë pellg, le më përmbytje’

‘Shi binte edhe në fushat e Gjakovës, por s’vura re asnjë pellg, le më përmbytje’

Nga Artan Fuga Duke shkuar dhe ardhur nga Gjakova pardje dhe dje, rrugës vura re:- Makina të rënda bujqësore anash rrugës ose për shitje a riparime. Ata punojnë me makineri, kuptimin pastaj e dini vetë.- Shi binte edhe në fushat e Gjakovës, por s'vura re asnjë pellg, le më përmbytje, dalje lumenjsh, diga që rrezikonin të çaheshin. - Në restorant dhe kafe dëgjoheshin këngë të bukura elbasanllie, korçare, etj., sikur të ishe në qytetet përkatëse. A këndohen live në party në Korçe dy orë këngë gjakovare?- Nëpër qytete nuk pashë asnjë polic, dhe në qytete vende për parking, nuk pashë polici bashkiake të etur për gjoba.- Shumë logo sipërmarrjesh furnizimi me karburant dhe jo vetëm një të vetme dhe ca rroç e poça përreth. Për...