Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Operacion maratonë nga RENEA në Fushë Arrëz, 34-vjeçari: Nuk dorëzohem, kërkojnë të më vr*sin
Kronikë E Hënë, 24 Nëntor 2025 20:58 Aksioni i forcave RENEA-s në Fushë-Arrëz për neutralizimin e dy personave të armatosur po vijon që prej mëngjesit të sotëm. Në banesën ku qëndrojë dy personat ka shkuar vëllai i njërit nga personat dhe motra e personit tjetër, por asnjëri prej tyre s’ka pranuar që t’i përgjigjet thirrjeve të policisë për tu dorëzuar. Forcat e policisë kanë përdoru megafon për t’i bërë thirrje që të dorëzohen, ndërsa Julian Çumraku u ka thënë policisë se unë nuk dorëzohet pasi duan që ta vrasin. Personi tjetër i armatosur dyshohet Hamza Uka, ish-punonjës ushtarak, prej kohësh në vëzhgim nga Antiterrori.