Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Dorëzohen të rrethuarit në Orosh, dy personat e armatosur u bindën nga motra e njërit prej tyre që negocioi
Dy personat e armatosur që ditën e sotme kishin qëndruar të izoluar në një banesë të braktisur në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit, Juljan Cumraku dhe Arben Uka, po dorëzohen në këto momente. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se negociatat u bënë të mundura falë ndërhyrjes së motrës së njërës prej personave të rrethuar, e cila u thirr nga policia për të ndërmjetësuar. Pas bisedimeve të gjata, të dy të armatosurit pranuan të dilnin dhe t’u dorëzoheshin efektivëve. Forcat speciale kishin rrethuar zonën që prej orëve të para, pasi dy personat dyshohej se mbaheshin të izoluar dhe të armatosur brenda një banese. Situata u menaxhua me kujdes për të shmangur çdo përshkallëzim dhe për të siguruar një zgjidhje pa pasoja. Policia po vijon procedurat për...