Shembja në Qukës-Qafë Plloçë/ Kushtoi 260 milionë euro, por u dëmtua menjëherë, banorët të pasigurt në rrugën e re

Shembja në Qukës-Qafë Plloçë/ Kushtoi 260 milionë euro, por u dëmtua menjëherë, banorët të pasigurt në rrugën e re

Një masiv shkëmbor u shkëput përgjatë aksit Qukës–Qafëplloçë një ditë më parë, duke bllokuar plotësisht korsitë e lëvizjes dhe duke krijuar rrezik serioz për udhëtarët. Qarkullimi i mjeteve u devijua vetëm përmes bypass-it provizor të ndërtuar gati një javë më herët, pasi zona është konsideruar problematike për shkak të formacioneve të dobëta gjeologjike. Sipas njoftimit të ARRSH, shembja erdhi si pasojë e motit të keq, i cili shkaktoi çarje në skarpatë dhe rrëshqitje gurësh në trup të rrugës, konkretisht në kilometrin e 35 të saj. Një ditë pas ngjarjes, në terren vijojnë punimet për pastrimin dhe stabilizimin e plotë të segmentit, me qëllim rikthimin e qarkullimit normal ndërsa jashtë kamerës punonjësit pohojnë se rreziku i shembjes ishte konstatuar më herët ndaj edhe ishte ndërtuar bypassi....