“Kënga e Mjellmës” në TKOB/ Testamenti i fundit muzikor i Schubert ngjitet në skenën e Operas

“Kënga e Mjellmës” në TKOB/ Testamenti i fundit muzikor i Schubert ngjitet në skenën e Operas

 Krijimi i fundit artistik i Franz Schubert është Kënga e Mjellmës, një nga ciklet më prekëse të tij, kompozuar në 1828, pak muaj para ndarjes nga jeta. “Mendoj se titulli Kënga e Mjellmës lidhet me idenë që mendohet se mjellma ka një këngë të fundit që ‘e këndon’ para se të vdesë’, u shpreh pianistja Etrita Ibrahimi. Cikli përbëhet nga 14 lide që shënuan kulmin e krijimtarisë së Shubert, si drita e fundit që kompozitori i madh i la botës. Këto kompozime, në qendër të të cilave është një dashuri e pamundur, vijnë premierë në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit të martën në mbrëmje nën interpretimin e baritonit Artur Vera dhe pianistes Etrita Ibrahimi. “Ndryshe nga ciklet e tjera të Shubertit që kanë...