Vitamina D2 dhe Vitamina D3: Cili është ndryshimi dhe cila konsiderohet ‘më e mira’

Vitamina D2 dhe Vitamina D3: Cili është ndryshimi dhe cila konsiderohet ‘më e mira’

Komuniteti shkencor ndërkombëtar është i qartë: vitamina D2, që gjendet kryesisht në burime bimore, është dukshëm më pak efektive sesa vitamina D3, forma që prodhon vetë lëkura jonë kur ekspozohet në diell. Megjithatë, çdo suplementim duhet theksuar kërkon patjetër rekomandim mjekësor. Vitamina D është një nga nutrientët më të rëndësishëm për shëndetin: mban të forta kockat, dhëmbët dhe muskujt, ndihmon në parandalimin e infeksioneve, rregullon imunitetin, ndikon në presionin e gjakut, madje edhe në modulimin e gjeneve. Zbulimet e fundit shkencore i japin asaj rol të mundshëm mbrojtës edhe kundër melanomës, kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të gjirit. Vitamina D2 (ergokalciferoli) ka origjinë bimore gjendet te kërpudhat dhe disa bimë. Vitamina D3 (kolekalciferoli) është forma që trupi ynë e prodhon vetë falë diellit...