Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Krishtlindje me masa sigurie/ Gjermani, hapen tregjet e festës, një vit pas sulmit terro*ist
Një vit pas sulmeve vdekjeprurëse të Krishtlindjeve, Gjermania po përgatitet sërish për të festuar, këtë herë nën masa më të rrepta sigurie. Tregjet tradicionale të Krishtlindjeve po hapen në të gjithë Gjermaninë, duke tërhequr vizitorët në stendat e tyre prej druri me verë të nxehtë ose ushqime festive. Siguria është rritur, me kujtimet e dy sulmeve në tregjet e Krishtlindjeve që janë ende të freskëta në mendjen e shumë gjermanëve. Shitësit shesin jo vetëm ushqime të lehta dhe pije, por edhe qirinj të punuar me dorë, kapele, doreza dhe yje të shndritshëm të Krishtlindjeve në të gjitha ngjyrat dhe format. Tregjet e Krishtlindjeve janë një traditë vjetore që gjermanët e kanë çmuar që nga Mesjeta dhe e kanë eksportuar me sukses në pjesën më të...