Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Foto/ Kjo është banesa në Fushë-Arrëz ku fshihen dy personat me rrezikshmëri të lartë
Kjo është banesa në Orosh të Fushë-Arrëzit ku dy persona me rrezikshmëri të lartë dyshohet se janë fshehur që prej orëve të paradites. Pamjet tregojnë godinën e braktisur, e cila është rrethuar nga forcat e Policisë së Pukës dhe RENEA. Në brendësi të saj dyshohet se ndodhenJuljan Cumrraku, 24 vjeç, i identifikuar si person i lidhur me grupe terroriste, si edhe Arben Uka, i cili është personi i dytë i kërkuar. Nuk dihet ende përse dyshja janë fshehur në banesën e braktisur, ndërsa ka dyshime se ata janë pjesë e grupeve terroriste. Për Arben Ukën raportohet se ka qenë më parë në ndjekje nga antiterrori.