Video/ Vullkani ‘zgjohet’ pas 10 mijë vitesh, dalin pamjet e rralla që pushtuan rrjetin

Video/ Vullkani ‘zgjohet’ pas 10 mijë vitesh, dalin pamjet e rralla që pushtuan rrjetin

Një vullkan në Etiopi, Afrikën Lindore, ka shpërthyer për herë të parë pas rreth 10 mijë vitesh, duke krijuar një re të madhe hiri që është ngritur mbi dhjetë kilometra në atmosferë. Vullkani Haile Gubbi, “u zgjua” sot, me shpërthimin që fillimisht u konfirmua përmes të dhënave satelitore. Në internet po qarkullon një video e xhiruar nga banorët e zonës, ku shihet nga larg momenti dramatik kur një re e madhe hiri ngrihet drejt qiellit, ndërsa njerëzit vrapojnë për të parë këtë fenomen të rrallë natyror. Po kaq mbresëlënëse është edhe një pamje tjetër e kapur nga një satelit, që tregon qartë momentin e shpërthimit nga hapësira. Sipas analistëve që monitoruan aktivitetin vullkanik, reja fillestare e hirit u zgjerua me shpejtësi. Më pas, masat e...