Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Bashkëpunimi sjell përfitime”/ Xi Jinping dhe Trump në bisedë telefonike, fokus marrëdhëniet dypalëshe dhe çështja e Tajvanit
Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump. Një nga temat kryesore të diskutimit ishte çështja e Tajvanit, për të cilën udhëheqësi kinez theksoi rëndësinë thelbësore që ka “kthimi” i ishullit për Kinën. Xi kujtoi se takimi i tyre i muajit të kaluar në Busan të Koresë së Jugut kishte prodhuar “konvergjenca të rëndësishme”, duke i dhënë një impuls të ri marrëdhënieve dypalëshe dhe duke dërguar, sipas tij, një sinjal pozitiv për komunitetin ndërkombëtar. Ai tha se që nga ai moment, kontaktet midis dy vendeve kanë mbetur të qëndrueshme dhe në përmirësim. “Bashkëpunimi sjell përfitime për të dyja palët, ndërsa konfrontimi i dëmton të dyja,” deklaroi Xi, duke shtuar se progresi i ndërsjellë dhe prosperiteti i përbashkët...