“Blindimi” i banesës në Orosh nga RENEA, identifikohet një prej personave që fshihet brenda shtëpisë së pabanuar, ende i paarrestuar 

“Blindimi” i banesës në Orosh nga RENEA, identifikohet një prej personave që fshihet brenda shtëpisë së pabanuar, ende i paarrestuar 

Forcat e policisë në Pukë dhe forcat RENEA kanë rrethuar sot një banesë në fshatin Orosh, Fushë Arrëz në Pukë, që prej orëve të para të mëngjesit. Brenda në banesë dyshohet se ndodhen dy persona të kërkuar, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Një prej tyre është identifikuar si Juljan Cumrraku, i cili dyshohet se është i lidhur me grupe terroriste. Personi tjetër nga Tirana, mbetet ende i paidentifikuar. Fillimisht ata janë pikasur nga policia e Pukës, dhe më pas ka mbërritur në zonë edhe Forcat RENEA. Prej disa orësh policia po u bën thirrje që të dorëzohen, por ata nuk kanë pranuar. Ndërkohë të dy këta persona dyshohet se janë të armatosur rëndë, çka vështirëson dhe ndërhyrjen në banesë.        ...