Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, ka akuzuar qeverinë për një skemë të mirë-organizuar korrupsioni në infrastrukturën publike, e cila sipas tij po çon në ndërtime pa cilësi dhe në grabitjen e miliona eurove nga taksat e qytetarëve.I ftuar edicionin e pasdites bë Syri Tv, ligjvënësi Bozdo tha se shembjet e fundit në akset rrugore të sapo inauguruara, janë vetëm “simptoma” e një sëmundjeje që ka kapluar prokurimet publike prej një dekade.Sipas deputetit demokrat, problemi thelbësor qëndron te mënyra se si jepen tenderat në Shqipëri. “Për fat të keq, çdo garë, veçanërisht ato fitimprurëse në infrastrukturë, rrugë, ura e ndërtesa, janë me fitues të paracaktuar,” tha ai.Bozdo shpjegoi se kjo skemë funksionon me dy shtylla kryesore: çmime të fryra deri në tre herë më të larta se kostoja reale dhe punime me cilësi tejet të ulët. Si dëshmi të kësaj dukurie, ai renditi një sërë projektesh problematike, duke nisur nga shembja në aksin Qukës-Qafë Plloçë, problemet në tunelet e Skërficës dhe Kardhiqit, Unazën e Tiranës dhe Rrugën e Arbrit, të cilën e cilësoi si një gropë pa fund për buxhetin e shtetit.Shqetësim të veçantë, Bozdo shprehu për tunelin e Llogarasë, ku sipas tij, “të gjitha të dhënat tregojnë që atje është hedhur beton pa hekur, gjë që është kriminale”. Duke folur për përgjegjësitë politike, Bozdo drejtoi gishtin nga maja e qeverisë.Ai e cilësoi aferën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku si një tregues të “kalbjes së shtetit në fibër”. Sipas tij, është e pamundur që vjedhje të përmasave të tilla, si afera prej 90 milionë eurosh apo tenderat e Unazës së Tiranës, të ndodhin pa dijeninë dhe bekimin e kryeministrit Edi Rama.Vendimin e Ramës për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e Ballukut nga detyra, Bozdo e interpretoi si një akt vetëmbrojtjeje. “Në këtë rast, kryeministrit i bie dhe maska dhe retorika. Ai nuk po mbron thjesht Belindën, por po mbron veten e tij,” argumentoi Bozdo, duke shtuar se “të gjitha rrugët e kësaj qeverie të çojnë tek Edi Rama”.
Besoj është simptoma e asaj që po vuan infrastruktura shqiptare prej 10 vitesh tashmë. Dhe kur them vuajtje, kam ë, nuk e kam thjesht për çështje të korrupsionit, sepse për fat të keq ëh, çdo garë, çdo prokurim publik, veçanërisht ato që janë në infrastrukturë, në rrugë, ura, ndërtesa, të gjitha këto janë me fitues të paracaktuar. Po sikur mos mjaftojë fakti që çmimet vendosen dy-tre herë më të larta nga ajo çfarë është kostoja e vërtetë, ë, edhe sikur mos mjaftojë fakti tjetër që pjesa më e madhe e këtyre garave ë, përfundojnë me oferta shumë afër fondit limit, çka tregon që nuk ka konkurrencë. Tashmë kemi të bëjmë edhe me faktin që edhe punimet që bëhen janë pa cilësi. Është ajo që po ndodh në rrugën Qukës – Qafë Plloçë, që është problem, shumë problem. Një rrugë aq e shtrenjtë, nuk mund t’i ndodhte kurrë një dukuri e tillë dhe vetëm Zoti i ka ruajtur, i ka ruajtur kalimtarët, ata që lëvizin me makina nga tragjedia. Për hir të gjeologjisë, Edi Rama na e shiti tre apo katër herë rrugën më shtrenjtë nga ç’ishte parashikuar, tre herë më ç’ishte parashikuar. Pretendoi në fillim që ëh projekti nuk ishte i saktë dhe sipas tij doli me një projekt të saktë. Ja pra ku e kemi projektin e saktë. Për të mos thënë për problematika të tjera.
Kemi edhe në hyrje të tunelit të Kardhiqit ka shembje dherash. Të shikojmë nëse tuneli ka marrë ndonjë, ku di unë, të çarë apo ndonjë ka po merr ndonjë problem në infrastrukturën e tij. Kemi tunelin e Llogarasë, mbi të gjitha, që të gjitha të dhënat tregojnë që atje është hedhur beton po pa hekur, që është kriminale do të thoja. Kemi unazën e Tiranës, mjafton të bëni një xhiro te unazës së Tiranës dhe të kuptoni që ëh, nuk e di, vetëm zgjidhje nuk mund të jetë, sepse mënyra se si del, mënyra se si hyn janë absolutisht jashtë çdo lloj standardi, po dhe cilësia e rrugës, të paktën kjo pjesa e rrugës që është bërë tani, nuk më duket se ka ndonjë farë standarti. Ajo është një rrugë as dytësore nuk do ta thoja në termat e një kryeqyteti tjetër evropian. Pra, kemi rrugën e Arbrit që buxheti i shtetit financon sa herë që kryhen shembje, sa herë që hapet tuneli, mbyllet tuneli, bien masive, pra nuk e kuptojmë çfarë çfarë po ndodh. Dhe janë shumë para, janë shumë para të cilat e rëndojnë shumë buxhetin e shtetit.
Këtë të dhënë nuk e kam, ndoshta, por thjesht tregon nuk është, është një provë më shumë në atë që unë jam duke thënë. Është e kuptueshme tani për të mos u bërë kategorik që ëh, në situata të motit të keq, të rënduar, mund të ndodhin gjëra të tilla, por këtu po ndodhin kaq shpesh dhe ndodhin gjithandej, çka tregon që kemi të bëjmë me një dukuri. Dhe nuk është një rast i veçantë i cili mund të jetë normal për shkak të shkarjes së dherave dhe ëh dukurive të tjera gjeologjike që shoqërojnë motin e keq. Pra, gjithë problemi është që ëh, mirë që po ndërtojmë rrugë, po i ndërtojmë dy, tre herë, nganjëherë dhe pesë herë më shtrenjtë nga vendet e ngjashme me ne dhe vendet e rajonit. Po qoftë edhe me Kroacinë po ta doni, që është një vend tashmë i Bashkimit Europian. Por po i ndërtojmë shumë më shtrenjtë dhe po i i i ndërtojmë shumë herë më keq. Ëh, kjo është taksa që ne i paguajmë korrupsionit, kjo është taksa që ne i paguajmë shpërndarjes së tenderave me me SMS. Merre këtë, hiqe këtë, mos ta shoh këtë, fute këtë, siç është rasti i zonjës Balluku së fundmi, çka tregon dhe njëherë ëh, një kalbje, do të thoja unë, të shtetit në, në, në, në fibër të tij.
Ministri më i rëndësishëm dhe zëvendëskryeministri ulet dhe bën pazare ordinere me vartësin e tij për t’ia dhënë njërit, për t’ia marrë tjetrit, për ta çuar atje, për ta çuar këtu. Këtë mos ta shoh më, se janë dhe emra që për shkak nuk është se i njoh të tërë, por dukuria është po aty. Edhe, të jeni të sigurt në diçka, që minimalisht në pesë vitet e fundit, çdo gjë që prokurohet nga paratë e shqiptarëve, tendera, prokurime publike, çdo gjë që ndërtohet, qoftë në sistem në nivelin ëh qendror, por edhe shumë herë në nivelin vendor, është me fitues, me fitues të paracaktuar. Dhe cilësia nuk dihet, cilësia nuk matet. E pra kjo është vjedhja më e madhe që i bëhet shqiptarëve. Ne kemi, për fat të keq kemi krijuar një lloj imuniteti në të kundërt ëh, jo në sensin e mirë të fjalës, ndaj fjalës korrupsion, ndaj fjalës vjedhje, sepse këtu përbalten të gjithë dhe ëh, përdoret kaq shpesh saqë ka humbur kuptimin, por duhet të ndodhin ngjarje të tilla për të kuptuar ëh, se çfarë ka ndodhur ekzaktësisht. Në një farë mënyre ky mot i keq nxori lakuriq ëh, të gjithë propagandën e qeverisë. ëh, në shumë akse, në shumë rrugë, në shumë ëh vepra të cilat ajo i quan të suksesshme. Ja pra, ja pra ku jemi, ëh, si i thonë, e e stër-përdorur, por nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur. Kjo është, kjo është çështja, kjo, kështu e përmbledh unë.
Me aktin e fundit që ka bërë, i detyruar, besoj unë prej zonjës Balluku për t’i ruajtur fytyrën asaj, sepse, tani pakkush, pakkush e beson, në mos askush, që mbrapa Ballukut nuk qëndron Rama. Është e pamundur që mos, që të ndodhë një vjedhje e tillë, të ndodhë me interferon të flasësh për një 50 milionë euro, por vlerësimet e tjera e çojnë deri në 90 milionë euro dhe kryeministri të mos dijë asgjë. Është e pamundur që të shpërndahen të paktën 210 milionë euro lote në unazën e Tiranës, atje ku do Belinda Balluku dhe kryeministri të mos dijë asgjë. Është e pamundur kjo, është e pamundur ajo. Kështu që në këtë rast kryeministrit i bie dhe maska dhe retorika. I bie retorika sepse, në qoftë se mbani mend, kryeministri ka mbajtur gjithmonë qëndrimin që unë nuk e kam ditur këtë, këta kanë ngrënë kumbulla apo dardha të tharta pas, pas kurrizit tim dhe të mbajnë përgjegjësi, të shkojnë para, përpara drejtësisë. Këtë qëndrim e ka mbajtur me të tërë. Këtu kur faktet janë përvëluese dhe çdo ditë zbulohet një fakt i ri, në mos një aferë e re, unë besoj se ministre Ballukun kudo që ta ngacmosh, kudo që ta çosh, korrupsion do të dalë për fat të keq, në këtë çast detyrohet ta mbrojë dhe ëh, detyrohet ta kundërshtojë këtë masë për t’i dhënë kohë Belindës, ta kundërshtojë në Gjykatën Kushtetuese.
Nga ana tjetër i bie dhe retorika tjetër që e mbani mend sa herë që ka dalë të ka thënë që pa Partinë Socialiste kjo drejtësi nuk do të ndodhte, se dikur nuk ndodhnin ca gjëra, por tani po ndodhin ca gjëra. Ja pra, ky është personi që edhe pse elefanti është në dhomë, hajdutëria është atje, makutëria më shumë se sa hajdutëria është atje. Përsëri bën përpjekje fundore do të thoja unë, që, ai e ka shumë të qartë që asgjë nuk do të provojë kjo gjë, për të mbrojtur Belindën, sepse, sepse nuk është se mbron thjesht Belindën. Po mbron veten e tij.Këtë, kjo është, domethënë, fundi i të gjithë kësaj është që të gjitha rrugët dikur thuhej të çojnë në Romë, por të gjitha rrugët e kësaj qeverie të çojnë tek Edi Rama. Të gjitha veprat korruptive të kësaj qeverie të çojnë tek Edi Rama.
Gjithçka që ka ndodhur në këtë vend duke filluar nga kanalizimi i vendit në 2016-17, nga drogëzimi, kthimi i Shqipërisë në një port, han të madh, pikë ndërlidhje, shpërndarje dhe blerje të drogave shumë të rënda, heroinë, kokainë, nga kriminalizimi i politikës, persona ëh, të neveritshëm me të kaluar të frikshme kriminale, në poste shumë të larta drejtuese, deputetë, kryetarë bashkish, me zhbërjen e institucioneve, praktikisht ky i ka prekur, Rama i ka kapur, i ka prekur të tërë. I fundit është dhe për fat të keq dhe presidenti i Republikës, si institucion, që është aneksuar nën Ramën. Të gjitha këto nuk të çojnë veçse, veçse te Edi Rama. Dhe tani që fundi fillon dhe vjen dhe duhet të njihet, sigurisht që zotëria është shumë i shqetësuar, por ka ende shumë gjëra për të ndodhur. Unë besoj që çfarëdo që të ndodhë, sido që të jetë, e keqja nuk mund të triumfojë dhe një e keqe kaq e madhe që e ka zënë këtë vend, nuk mund të jetë e përhershme. Por sigurisht kërkohet një reagim. Reagim shoqëror, jo vetëm reagimi i një partie politike siç është Partia Demokratike.
Po, ju në mënyrë absolute po. Ka dhe një direktivë tashmë të Bashkimit Europian që të lidhi veprën penale me pasurimin e e jashtëligjshëm dhe kthimin e të gjitha aseteve tek, tek buxheti i shtetit në këtë rast. Shikoni, kjo nuk është diçka që i kërkohet opozitës, sepse opozita dhe shumë ka bërë. Në fakt pa opozitën dhe pa Partinë Demokratike, denoncime, 90% e këtyre denoncimeve as do ekzistonin fare dhe ndoshta do ishte shumë rehat për qeverinë. Por ne mund të shkojmë deri tek niveli i dokumenteve, dokumente të cilat për nga gjithësia janë publike, por deri diku janë publike, kërkohen pastaj dhe, të themi thellim në to dhe lidhja shkak-pasojë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Siç ishin rastet e denoncimeve në fjalë. Por SPAK-u ka provën e rëndë, ëh, po jo të pamundur, për të gjetur se ku kanë përfunduar këto para. Dikush i ka marrë, ndoshta jo zonja Balluku personalisht, por dikush në emër të saj dhe në emër të Edi Ramës i ka marrë. Këto duhen gjendur. Këto janë para që nuk i takojnë, nuk i përkasin asnjërit as tjetrit dhe unë jam gjithmonë e më i bindur për ta lidhur njëherë e mirë veprën penale të korrupsionit, sidomos korrupsionit të rëndë, pra jo ryshfeti por korrupsioni, me gjurmimin e parave dhe kthimin e parave, marrjen e pasurisë të atij personi që e ka bërë në mënyrë të pa.
Na duhet të themi që jo vetëm me Serbinë, por dhe me vende të tjera të rajonit ne ndryshojmë. Të jeni të sigurt që ne ndryshojmë edhe me Kosovën, edhe me Maqedoninë, edhe me Greqinë. Ka 1000 arsye që janë historike, kulturore, ëh, trashëgimore pse Shqipëria është kjo që është sot. E duhet ta kuptojmë që ky vend që ka hequr ndoshta ndër regjimet më të rënda ndonjëherë të imponuara në faqen e këtij e këtij planeti deri në vitin 1990, sigurisht që plagë të tilla shoqërore ëh, e shoqërojnë një shoqëri? E shoqërojnë vazhdimisht dhe 30 vite në jetën e një vendi, në jetën e një shoqërie nuk janë asgjë. Janë shumë për ne, por jo për shoqërinë dhe për historinë në vetvete. Nga ana tjetër, të them që ne po e bëjmë detyrën tonë dhe këtu flas si përfaqësues i PD-së. Ne jemi të përkryer, po e bëjmë detyrën tonë, por e ka fajin shoqëria që nuk reagon. Edhe kjo nuk më shkon mua se duket sikur heq çdo gjë nga vetja dhe e përplas te shoqëria, duke e nxjerrë atë të korruptuar, të paaftë, që fle gjumë, që e meriton në fund të ditës. Ju e dini thënien që çdo, popull meriton qeverinë që ka zgjedhur. Po, le të themi që jemi të gjithë bashkë në këtë situatë. Është, por, por ka një pikë, ka një pikë.
Pavarësisht çfarë përfaqëson opozita, pavarësisht çfarë përfaqëson Partia Demokratike, pavarësisht se njerëzit mund të jenë apo jo dakord me mua, me tjetrin, me tjetrin, çfarë përfaqësojnë e të tjerë, kauzat që ka ngritur Partia Demokratike nuk janë kauzat e saj. Ne nuk po dalim dhe po themi u dëmtua Eno Bozdo, u dëmtua tjetri, tjetri, anëtar i kryesisë, u, u prish kjo, po kjo është e jona, na u prish oborri jonë. Ne po themi, po ngremë ca kauza që janë kauza shoqërore. Dhe ngritja e këtyre kauzave për sa kohë ngrihen dhe mbahen fort, kërkonte një reagim tjetër nga shoqëria. Një reagim që nuk do të thotë që ata mund të jenë dakord me mua. Në përgjithësi, por për kauzën që unë e ngre, besoj duhet të jenë dakord. E thënë ndryshe, mund të dalin, të rrëzojnë Edi Ramën dhe po u bllokua, po u mbush ky shesh plot, sigurisht që edhe ai bie, në mënyrë absolute. Bie aq shpejt sa s’na e ka marrë mendja. Dhe pastaj përsëri në qoftë se nuk duan Partinë Demokratike, mos ta votojnë, po të votojnë një parti tjetër opozitare.
Pra ka shumë opsione sot. E them dhe një herë tjetër, unë nuk dua në asnjë mënyrë tani ta shoh të them që ne jemi më të mirët, kullojmë se nuk më shkon kjo gjë. Jam në konflikt interesi. Unë mendoj diçka dhe këtë e them nga mëngjesi deri në darkë, sy, ballëhapur dhe duke i parë të tjerët në sy. Partia Demokratike, pavarësisht kushteve të tmerrshme të vështira që ajo ka kaluar, jo për faj të saj, në një situate të katër viteve të fundit, është i vetmi instrument sot i cili po i bën rezistencë të plotë regjimit kleptokratik, autokratik të Edi Ramës. Po të heqësh nga ekuacioni Partinë Demokratike, është shumë e vështirë për të kuptuar pastaj si do ishte përfundimi i kësaj sage të qeverisjes së Edi Ramës. E para dhe e dyta, ka bërë opozitë, ka denoncuar me emra e mbiemra, ka dalë me alternativa. Edhe kur ka qenë në kushte të jashtëzakonshme. Ju e mbani mend që ne denonconim për tenderat e bashkisë, aty s’kishim as vulë, as emër, as seli, domethënë të gjitha këto së bashku. Kishim një sistem e fuqi mbi kokë që na masakronte për shkak të një ideologjie.
Për fat të keq, për fat të mirë tashmë, kjo gjë ka marrë fund dhe është normalizuar. Pra e gjitha kjo, Partia Demokratike po e bën më së miri detyrën e saj, të paktën në këtë gjë. Jemi, s’jemi dakord me një emër apo me një tjetër, kjo është komplet as dytësore, terciare do të thoja unë, në të gjithë këtë ekuacion. Shqipëria duhet të shpëtojë dhe që ta shpëtojë Shqipëria mos ja kërkoni vazhdimisht vetëm Partisë Demokratike. Kërkoni sa më shumë nga ajo dhe kjo është shenjë vlerësimi. Vëreni atë me vërejtjet tuaja, me propozimet tuaja, në gjendjen më të mirë të punës që ajo mund të bëjë. Por nga ana tjetër kuptoni që si qytetarë, keni dhe ju përgjegjësi për t’i thënë jo kësaj masakre. E çfarë duhet më shumë për të dalë dhe për të protestuar? Çfarë duhet më shumë? Çfarë duhet të ndodhë më shumë për të dalë e për të protestuar? Kjo është diçka që unë besoj të gjithë e kuptojnë por të gjithë tërhiqen. Pse tërhiqen? Duhet të shohim nga vetja. Duhet të shohim nga vetja dhe duhet të njohim, secili nga ne të njohë përgjegjësitë e tij. Unë i njoh përgjegjësitë e mia si politikan.
Mundohem në çdo çast të bëj më të mirën time. Sigurisht kam kufizimet e mia se unë njeri jam. Por njoh dhe përgjegjësinë time si qytetar. Dhe ju them me shumë ndershmëri që sa herë që dal dhe protestoj, nuk e di tashmë cila gjysmë prevalon mbi tjetrën. Jam unë politikani që dal të them thjesht për hir të PD-së, apo jam njeriu i cili pavarësisht se jam i PD-së e ndjej detyrë morale të dal dhe të protestoj. E mendoj që kjo e dyta është gjithmonë e më shumë prezente në atë që unë mendoj që duhet të dalim. Duhet të dalim të gjithë. Duhet ta themi zërin tonë. Kombet e civilizuara nga kombet jo të civilizuara, ose pak të civilizuara, për ta thënë në mënyrë më delikate, nuk i ndan pasuria.
Sot në botë ka shumë kombe të pasura që nuk janë të civilizuara, ta dini. Kombet e civilizuara nga ato më pak të civilizuara, i ndan aftësia për të menduar si shoqëri e organizuar dhe aftësia për t’i ndryshuar gjërat në mënyrë komunitare, për të bashkëpunuar dhe ndryshuar gjërat në mënyrë komunitare. Nuk ka mënyrë tjetër. Mos presim dikush që të vijë nga Marsi apo nga Jupiteri të na zgjidhin ne këtë çështje. Bota ka plot halle, do ketë edhe më shumë halle. Kështu ka qenë gjithmonë, kështu do të jetë. Ne jemi ata që jetojmë këtu. E po s’menduam ne për veten tonë sot e fëmijët tanë nesër, pastaj pak ngelet për t’u ndryshuar.
