kryeminitria
TIRANË- Protesta e radhës e opozitës do të mbahet në orën 18:00. Teksa na ndajnë më pak se dy orë nga tubimi, atë që opozita e quan “foltorja” para Kryeministrisë, ka nisur puna për vendosjen e perimetrit rrethues të godinës. Po ashtu, është blinduar edhe dera e Kryeministrisë.
Më herët, policia e kryeqytetit njoftoi masat, të cilat kanë nisur të zbatohet që orës 14:00 me bllokimin e disa rrugëve kryesore. Makinat nuk lejohen të parkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Ismail Qemali”, segmentin nga Rruga e Elbasanit drejt “Ibrahim Rugovës”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, si dhe në bulevardet “Zhan D’Ark” dhe “Bajram Curri”. Nga ora 15:00 ka hyrë në fuqi edhe bllokimi i qarkullimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ministria e Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Ky është tubimi i dytë i një angazhimi të tillë të opozitës, ndërsa aksioni është njoftuar se do të vijojë edhe ditë të tjera në vazhdim. Më17 nëntor, u zhvilluar protesta e parë, e cila zgjati më shumë se 90 minuta dhe përfshiu fjalime nga deputetë, figura të PD-së dhe qytetarë të thjeshtë. Lideri i PD-së, Sali Berisha, njoftoi se protestat do të jenë pjesë e një serie javore të quajtur “Foltore 2”, e cila synon të diskutojë çështjet që, sipas opozitës, refuzohen në Kuvend./ZËRI
