Kronikë E Hënë, 24 Nëntor 2025 17:20
Është identifikuar një nga personat e armatosur që gjendet brenda një banese në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit. 24-vjeçari Julian Cumraku ka kërcënuar Policinë e Shtetit dhe forcat RENEA se do të qëllojë mbi ta. Prej mëngjesit të sotëm, Policia ka nisur një aksion në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, ku është rrethuar një banesë e braktisur prej kohësh.
Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pasi dyshohet se brenda banesës ndodhen 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë Për shkak të largësisë së zonës dhe mungesës së valëve telefonike, informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet me kujdes të shtuar.
Cumraku dhe shoku i tij po qëndrojnë të fshehur në këtë banesë që prej 1 muaji. Godina është në pronësi të Mehill Jakut ndërsa njëri prej personave në fjalë, është nipi i tij. Shtëpia është rrethuar që prej mëngjesit nga policia e Pukës, ndëras pas dështimit të negociatave për tu vetëdorëzuar, në zonë kanë mbërritur dhe forcat RENEA.
FOTO/ RENEA blindon fshatin Orosh, dy të armatosur të ngujuar, refuzojnë të dorëzohen! Fshiheshin prej 1 muaji
