Izraeli shkarkon disa gjeneralë: Dështuan të parandalonin sulmin e 7 tetorit

Izraeli shkarkon disa gjeneralë: Dështuan të parandalonin sulmin e 7 tetorit

Ushtria izraelite njoftoi se ka shkarkuar tre gjeneralë dhe ka ndërmarrë masa disiplinore ndaj disa zyrtarëve të tjerë të lartë lidhur me dështimin e tyre për të parandaluar sulmin e tetorit të vitit 2023 nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që është sulmi më vdekjeprurës në historinë e vendit. Njoftimi vjen dy javë pasi shefi i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, bëri thirrje për një “hetim sistematik” lidhur me dështimet që çuan te sulmi, edhe pse Qeveria ende nuk e ka themeluar një komision shtetëror hetimor pavarësisht presionit publik. Lista e gjeneralëve të shkarkuar përfshin tre komandantë divizionesh, njëri nga të cilët ka shërbyer si shef i inteligjencës ushtarake. Në deklaratën e ushtrisë izraelite u...