Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Plani i paqes/ Putin bisedë telefonike me Erdogan: Mbështesim planin e Trumpit
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu turk Recep Tayyip Erdogan kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë diskutuar planin e propozuar nga SHBA-ja dhe Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Kremlini njoftoi se Moska e konsideron këtë propozim si një bazë të mundshme për një zgjidhje paqësore. Putin theksoi se propozimet amerikane janë në përputhje me idetë e diskutuara më herët në samitin Rusi–SHBA në Alaska dhe mund të shërbejnë si bazë për marrëveshjen përfundimtare. Ai përsëriti angazhimin e Rusisë për një zgjidhje politike dhe diplomatike të konfliktit. Erdogan nga ana e tij i ka shprehur Putinit gatishmërinë e Turqisë për të mbështetur procesin e paqes, duke ofruar Stambollin si një platformë të mundshme për negociata. Të dy udhëheqësit ranë dakord të...