“Kujdes me kreditë për banesa”, FMN: Të shtohen monitorimet, Shqipëria të mbushë boshllëqet në reforma

“Kujdes me kreditë për banesa”, FMN: Të shtohen monitorimet, Shqipëria të mbushë boshllëqet në reforma

Nga PPP, kreditë për banesa e deri tek tregu i punës FMN ka përgatitur një raport të zgjeruar mbi gjendjen e ekonomisë shqiptare duke dhënë vlerësime specifike sipas sektorëve. Nga vizita e fundit e kryer në Shqipëri, Fondi nënvizon nevojën për kujdes të shtuar sidomos mbi kontratat e PPP-ve për të cilat kërkon nga Shqipëria të bëhet kujdes dhe të rritet monitorimi i tyre. “Monitorimi i rregullt i huadhënies në vend, PPP-ve dhe subjekteve jashtë bilancit mbetet kritik, së bashku me standardet më të forta të zbulimit dhe qeverisjes për fondet publike dhe mjetet me qëllim të veçantë.”, thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar. Sugjerime ka edhe për tregun e banesave si dhe tregut të punës. FMN sugjeron zgjatjen e kufizime mbi huat ndërsa kërkon nga Shqipëria...