Sara Hoxha poston një foto nga shtëpia e BBVA5

Sara Hoxha poston një foto nga shtëpia e BBVA5

Showbiz E Hënë, 24 Nëntor 2025 15:27 “Big Brother VIP Albania 5” pritet që të nis me 20 dhjetor dhe producentja e spektaklit, Sara Hoxha ajo që ka dhënë sinjalin e madh. Ajo ka vendosur të ngacmojë ndjekësit me një Instastory, me një foto nga ambientet e brendshme që po bëhen gati. Në imazh shihet një mur i veçantë i veshur me pllaka pasqyre, ndërsa në tokë duken qartë mbetjet e punimeve dhe qeset mbrojtëse, çka tregon se shtëpia më e famshme në Shqipëri ndodhet në fazat e fundit të ndërtimit dhe detajeve përfundimtare. Krahas pamjes, producentja ka shkruar pyetjen që i drejtohet gjithë publikut: “A jeni gati?”, duke etiketuar faqen zyrtare të programit.