Nis riparimi i dëmeve nga moti i keq/ 200 banesa të prekura në Korçë dhe 3 mijë ha tokë nën ujë. Banorët në Novoselë kthehen në shtëpi

Nis riparimi i dëmeve nga moti i keq/ 200 banesa të prekura në Korçë dhe 3 mijë ha tokë nën ujë. Banorët në Novoselë kthehen në shtëpi

Banorët e Novoselës që i kanë shtëpitë afër lumit Vjosë dhe që përmbyten sa herë ai del nga shtrati janë rikthyer në shtëpitë e tyre, ku dëmet janë të konsiderueshme. Në Sarandë situata sot ka nisur të përmirësohet. Punohet me intensitet nga shërbimet e ushtrisë, ato të bashkisë dhe Bordi i Kullimit, për riparimin e dëmeve ne argjinaturën e basenit te Lumit Bistrica. Ndërkohë vijohet edhe me dhënie të ndihmave me bazë ushqimore për fermerët. Në Korçë po punohet për riparimin e argjinaturave të çara në lumenjtë Dunavec dhe Devoll, ndërkohë që në një bilanc paraprak, përmbytjet dëmtuan 200 banesa dhe një sipërfaqe rreth 3 mijë hektarë tokë bujqësore. Po ashtu vijon puna për largimin e inerteve nga rruga Qukës-Qafë Plloçë. Pavarësisht fillimit të uljes...