Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Pasojat e motit të keq në Fier, 80 ha tokë bujqësore ende nën ujë, banorët kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë
Edhe pse lumi Vjosë tashmë është tërhequr në shtratin e tij, rreth 80 hektarë tokë bujqësore në fshatin Çerven në bashkinë e Fierit është ende nën ujë. Banorët shprehen të indinjuar se të gjitha tokat e kultivuara me grurë, jonxhë, lakër, presh, spinaq, por edhe ullinj janë të përmbytura. Ata pohojnë se këto toka i disponojnë me ligjin 7501, edhe pse është tokë lumore, ata paguajnë taksa, por nuk dëmshpërblehen. Fatmirësisht argjinatura e ndërtuar pas vitit 2017, i mbrojti nga përmbytjet e banesave, por mospastrimi i kanaleve kullues ka bërë tokat buzë lumit jo vetën të jenë nën ujë, por dhe uji të mos tërhiqet. ‘E kemi të pamundur të shkojmë në toka’,- thonë banorët ndërkohë që është kërkuar ndërhyrja e bashkisë me mjete. “I...