Në një kohë kur Shqipëria përballet me përmbytje masive dhe probleme serioze infrastrukturore, kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë në Katar, e cila është cilësuar nga opozita si një udhëtim luksi.
I ftuar në SYRI TV me Arnold Karriqin, deputeti i PD, Edi Paloka ka folur pikërisht për këtë arsye, e cila ka ndezur një debat të ashpër politik.
Vendi prej më shumë se dhjetë ditësh është nën pushtetin e reshjeve të dendura, ku zona si Lezha janë përmbytur, ndërsa një incident i rëndë ka ndodhur në aksin Çukës-Qafë Pllocë. Rruga e inauguruar vetëm dy muaj më parë me bujë nga kryeministri Rama dhe zëvendësja e tij Belinda Balluku, u shemb, duke ngritur pikëpyetje serioze për projektin me vlerë 260 milionë euro, theksoi Paloka.
Gjithashtu Paloka akuzoi ashpër kryeministrin se po shfaq një shkëputje totale nga realiteti i qytetarëve.
Sipas deputetit demokrat, edhe nëse vizita në Katar do të ishte zyrtare dhe e planifikuar, çdo lider serioz do ta kishte anuluar atë për të qenë pranë vendit të tij në një situatë emergjence. “Përkundrazi, edhe sikur të ishte diku jashtë vendit, siç ka ndodhur me qeveritarët e vendeve normale, dhe të ndodhte një situatë e tillë, ai duhet të ishte kthyer,” deklaroi ai.
Paloka shkoi më tej, duke e krahasuar stilin e jetesës së kryeministrit me atë të “djalit adoleshent të një sheiku”, i cili sipas tij, e përdor pushtetin për të plotësuar çdo tekë personale. Si shembull, ai solli ekspozitat e pikturave të Ramës në galeritë më prestigjioze dhe më të shtrenjta të botës, si MoMA në Nju Jork, Tokio apo Berlin.
Paloka: Unë kam qenë nga të parët që e kam zbuluar këtë fakt dhe jo vetëm këtë fakt, po disa herë fakte të tilla për jetën që bën kryeministri ynë, që herë pas here nuk harron të deklarojë se nuk është qejfli i luksit, por që në fakt, si gjithmonë, bën krejt të kundërtën e asaj që thotë. Edhe sikur të ishte një vizitë e planifikuar zyrtare, në këtë situatë ku është vendi, çdo kryeministër apo shtetar serioz nuk do të lëvizte nga vendi. Përkundrazi, edhe sikur të ishte diku jashtë vendit, siç ka ndodhur me me qeveritarët e vendeve normale, dhe të ndodhte një situatë e tillë në vendin e tij, ai duhet të ishte kthyer. Po çfarë tregon kjo? Përveç faktit që e thashë dhe pak më parë, që ky njeri, unë këtë e kam quajtur për mënyrën, për jetën që bën nga momenti që është bërë kryeministër, edhe kur ishte kryetar bashkie në fakt, një adoleshent, djalin adoleshent të një sheiku. Sepse ky pushtetin, përveç të tjerave, po e përdor dhe për të plotësuar çdo tekë që mund të ketë një adoleshent. Duke filluar nga hapja e ekspozitave në galeritë më ekskluzive dhe më të shtrenjta të botës, ku piktorë me famë, piktorë me famë, jo ky zhgaravici që nuk ka bërë kurrë asgjë në jetën e vet, po piktorë me famë e kanë të vështirë të ekspozojnë qoftë edhe një apo dy vepra të tyre, ky hap një ekspozitë komplet. Te MoMa për shembull, në Neë York. Një ekspozitë të tërë e Ramës. Kuptohet se sa qindra mijë dollarë janë paguar që kjo të ndodhi. Dhe jo një, po në dhjetëra ekspozita nga më të famshmet në gjithë botën, nga Berlini, në Tokio, Neë York e me radhë.
Ky piktor s’ka qenë kurrë. U përpoq Kristaqi, ndjes pastë, ta bëjë piktor, nuk u bë kurrë. E mbajti dhe pedagog, se nuk mund të bënte gjë tjetër. E mbajti dhe pedagog në Institutin e Arteve atëherë, dhe e vetmja vepër e Ramës në atë kohë, është zbuluar edhe ajo tashi që është bërë kryeministër, ka qenë një karikaturë në një palestër shkolle tetëvjeçare të Tepelenës.
