vlore
VLORË- Një telefonatë e mbërritur në Komisariatin e Policisë së Vlorës ka alarmuar autoritetet e qytetit bregdetar. Mësohet se një qytetar ka raportuar për të shtëna me armë zjarri në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë. Blutë e Vlorës kanë nisur kontrollet dhe kanë rrethuar zonën menjëherë pas marrjes së njoftimit për të bërë të mundur verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Kontrolle po ushtrohen edhe në zonën e Pyllut të Sodës.
Dyshimet kanë qenë që mund të jetë qëlluar drejt një personi apo automjeti. Megjithatë, sipas informacioneve nga drejtoria e policisë së Vlorës, ka qenë vetëm një verifikim i një personi dhe nuk ka pasur të shtëna me armë. Ndërkohë, policia e Vlorës nuk ka dalë me një reagim zyrtar dhe priten më tepër detaje në vijim./ZËRI
