Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
I vodhi celularin, 19-vjeçari bën për spital autorin, në gjendje kritike për jetën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë një stacioni në Milano pasi një i ri ukrainas ka ndjekur dhe sulmuar një të huaj, nga Gambia, që dyshohet se i kishte vjedhur celularin. Sipas policisë, pas ndjekjes viktima u godit me grushte dhe këmbë pranë stendës së taksive, duke rënë në tokë pa ndjenja. Ngjarja u regjistrua edhe nga kalimtarë, disa video të të cilëve ndihmuan hetuesit të rikonstruktonin ngjarjen. Një person i dytë, i dukshëm në video me helmetë, duket se ka marrë pjesë në fazat përfundimtare të sulmit dhe po identifikohet nga policia. I lënduari u transportua në spitalin Fatebenefratelli, ku ndodhet në gjendje kritike dhe në rrezik për jetën. Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes. Top Channel