“Si je miku im, do takohemi siç e kemi lënë”/ Hetimet për ekzekutimin e biznesmenit Reçi, zbardhet mesazhi që u dërgoi vëllezërve Duka 10 ditë para vrasjes

“Si je miku im, do takohemi siç e kemi lënë”/ Hetimet për ekzekutimin e biznesmenit Reçi, zbardhet mesazhi që u dërgoi vëllezërve Duka 10 ditë para vrasjes

“Mirëdita! Si jeni miku im? Sipas dakordësisë të lënë me propozimin tuaj për t’u takuar në datën 3 nëntor, po ju pres për t’ju takuar. Mua më ke gati. E mira është që në takimin e radhës të jeni të dy vëllezërit”. Ky është mesazhi i fundit që biznesmeni Eduart Reçi ju nisi në datën katër nëntor 2024 dy vëllezërve Shkëlzim dhe Florjan Duka pas konflikteve konflikteve që të dyja palët kishin për një sipërfaqe toke. Një konflikt që kishte kulmuar me ndërhyrjen e IKMT për të shembur lokalin e dy vëllezërve. Dhjetë ditë mbas këtij komunikimi mes të dyja palëve ku Shkëlqim Duka i shkruan ‘ takohemi ditën e shtunë ora 11, se jam në punë deri vonë’, biznesmeni Reçi vritet. Në fashikullin që...