Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Tabaku: PPP-të, mina me sahat që po fundosin Buxhetin: fytyra e vërtetë e qeverisë socialiste
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka lëshuar sot një paralajmërim të fortë lidhur me rrezikun që përbëjnë kontratat e koncesioneve dhe Partneritetet Publike-Private për financat e vendit. Në një deklaratë të gjatë dhe të argumentuar, Tabaku i cilësoi këto kontrata si “minat me sahat të Buxhetit”, duke theksuar se ato përfaqësojnë barrën më të madhe që rëndon mbi ekonominë shqiptare. Sipas Tabakut, mbi gjysmën e kontratave koncesionare janë aktualisht nën hetim, ndërsa secila prej tyre mbart një “taksë korrupsioni” që rrit në mënyrë fiktive vlerën e projekteve, duke deformuar tregun dhe duke shpërndarë pasurinë publike tek një pakicë klienteliste. Ajo theksoi se paralajmërimet e FMN-së për rrezikun fiskal janë bërë prej vitesh, por qeveria ka zgjedhur t’i...